Perse Ekonomi dhe Drejtesi ne Universitetin e Vlores?

Pyetje qe ngrihet nga shume prej aspiranteve per studente qe jane duke bere zgjedhjen e Fakultetit dhe deges qe do te ndjekin.Gjithashtu teper me ndjeshmeri vendosen perpara te tilla dilemave shume te diplomuar, te cilet cdo dite e me teper kane nevoje per me shume njohuri, aftesi, mbeshtetje e lehtesim aksesi ne tregun e punes.
Fakulteti i Ekonomise dhe Drejtesise me oferten e degeve te veta Biznes, Turizem e Drejtesi, te testuara dhe konsoliduara, treguesit gjithmone ne rritje si ne terma sasiore ashtu edhe cilesore ne lidhje me studentet dhe programet, stafin gjithnje ne kerkim te permiresimit te vetvetes dhe raportit me auditorin, behet natyrshem vendi ku konvergojne zgjedhjet dhe zgjidhjet tuaja.
Fakulteti yne, mirepret, mbeshtet dhe asiston gjithe ata qe duan te permiresojne organizatat e tyre, te bejne me jetegjate e te suksesshem bizneset e tyre si dhe ata qe duan te marrin vendime me te mira per komunitetin, duke ofruar ekspertize, konsulence, trajnime si dhe kurse specializimi te avancuara, duke qene keshtu nje ofrues i mirefillte sherbimesh ne fushat e veta.
Miresevini ne Fakultetin e Ekonomise dhe Drejtesise ne Universitetin e Vlore.

Ne ju mirepresim.

Dekani
Prof. As. Dr. Arta Musaraj