Misioni yne
Departamenti yne do te ofroje nje formim te shkelqyer dhe te gjere per profesionistet e ardhshem duke synuar akses ne zonen jugore te Shqiperise por edhe nje hapesire me te gjere ne nivel kombetar.
Permes bashkepunimit me njesi te tjera te universitetit por edhe organizzata jashte tij, ne do te paraqesim offerta innovative qe do te sigurojne njohuri, sjellje dhe aftesi per te gjithe ata qe pretendojne te jene professioniste ne fushen e biznesit.
Vizioni
- Ne dekaden e ardhshme departamenti yne synon te jete me i kerkuari mes Departamenteve te Universitetit tone
- Fakulteti me i perzgjedhur per studentet te cilet kerkojne programe serioze dhe te mireqena ne rajonin tone
- Nje inkubator idesh biznesi me nje prezence gjithnje e me te madhe ne zhvillimin e sipermarrjes ne rajonin e Vlores e me gjere.
- Nje zgjedhje e sigurte per Diplomat e Masterit e cila sigurohet nga kurrikula te formuara bazuar ne eksperiencat me te mira boterore
Premisat per realizimin e synimeve tona
- Pjese e nje universiteti lokal, aktualisht me nje prezence kryesisht ne lokalitetin e Vlores me nje oriemtim te forte te zgjerimit te prezences me gjere
- Mbeshtetur ne nje ekspertize te autorizuar, ne do te ofrojme formim qe siguron aftesi dhe njohuri te pershtatshme per te zhvilluar profesioniste te denje per nje ekonomi moderne sherbimi
- Duke patur parasysh rendesine ne rritje per formimin ne Ciklin e pare te studimit, do t’ju jepet nje rendesi me e madhe aktiviteteve formuese ne ciklet me te larta te studimeve
- Ne do te synojme konsolidimin e stafit akademik permes aktiviteteve kerkimore, mesimdhenese dhe te sherbimit duke siguruar nje ekuiliber mes kerkimit dhe mesimdhenies. Per kete do te perforcohen dimensionet teorike dhe praktike te punes tone.
- Ne partneritet me organizzata te tjera do te promovojme dhe prezantojme eksperiencen tone ne shume fusha, jo vetem ate te biznesit por edhe ato te lidhura me te, me qellim qe te krijojme nje treg te sigurte per studentet dhe te permiresojme imazhin e departamentit dhe sherbimeve qe ai ofron